Klubi ka vendosur të kryejë teste të reja për të gjithë anëtarët e klubit për të zbuluar nëse ka infeksione të reja
Skuadra kishte planifikuar seancën stërvitore në orarin e zakonshëm të mëngjesit, në orën 11 të mëngjesit, por sipas faqes së klubit, stërvitja do të zhvillohet në orën 16:30 pasdite.
Carlo Ancelotti me urdhër të klubit, ka shtyrë seancën stërvitore. Kjo pasi të gjithë anëtarët e klubit do t’i nënshtrohen testeve të reja për të zbuluar nëse ka raste të reja.
Skuadra dëshiron të bëjë teste masive për të gjithë anëtarët që përbëjnë skuadrën e parë, si lojtarët dhe trajnerët, si dhe stafin që është përgjegjës për drejtimin e ekipit.
Klubi është në një situatë kritike dhe dëshiron të minimizojë dëmin , pasi janë në një muaj shumë kërkues dhe ndeshja e tyre e rradhes është të dielën kundër Cádiz.