“Përvojat e jetës janë më të rëndësishme se paratë”.
PSG i ka ofruar atij të jetë lojtari më i paguar në skuadër, por paratë nuk duken të jenë shumë të rëndësishme në jetën futbollistike të Mbappe dhe nuk do të jenë faktori diferencial në marrjen e një vendimi:
“Është përvoja e jetës që vlen më shumë se të fitosh para, megjithëse është e rëndësishme, sepse kemi familje për të mbështetur. Dua të zbuloj, të udhëtoj, të takoj lojtarë nga kultura të ndryshme… Tani që flasim për një karrierë, mund të ketë hapësirë për të papriturat. Të kënaqësh veten, të krijosh surpriza, është pjesë e bukurisë së sportit. Mund të ndodhin gjëra që të ndryshojnë planet: është e pamundur të parashikosh se çfarë do të bëj në 20 vitet e ardhshme”, deklaron francezi.
Ai kishte edhe fjalë për Benzeman, ku pohon se është mik brenda dhe jashtë fushës: “Është shumë më e lehtë të krijosh një lidhje në fushë kur je mik. Ne të dy duam të shkëlqejmë. Dhe kjo funksionon!
Për të përfunduar, Mbappé e bëri të qartë se do të jetë ai që do të marrë vendimin: ” Prindërit e mi nuk i kundërshtojnë kurrë vendimet e mia dhe nuk më kanë imponuar asgjë, as kur isha fëmijë. Ata gjithmonë më kanë shpjeguar se kjo ishte më mirë në këtë mënyrë, sepse në rast gabimi ose vendimi të keq, nuk do t’ju fajësoja “