“Ata kanë një skuadër të madhe, por edhe ne”, shtoi Benzema kur u pyet për rivalin e Madridit në të tetën e Ligës së Kampionëve.
“PSG si rival në Champions League? Duhet të fitojmë çdo ndeshje për të fituar këtë kompeticion të madh. PSG është një ekip i madh, por edhe ne jemi . Të shohim kush fiton. Është një lojë që të gjithë duam ta luajmë, do të shkojmë atje për të kërkuar fitoren. Ne duam këtë Ligë të Kampionëve”, tha Benzema kur e pyeten për ndeshjen.
Karim, i cili mori pjesë në galën e çmimeve ‘As’, u pyet gjithashtu nëse momenti aktual në të cilin po kalon është më i miri i gjithë karrierës së tij.
“Momenti im më i mirë? Mund të jetë. Gjithmonë përpiqem të përmirësohem, në çdo seancë stërvitore” , është përgjigjur Benzema për këtë.
Sulmuesi madrilen është kthyer në një nga referencat e mëdha të skuadrës së Realit në kohët e fundit.