Real Madrid ka arritur një “marrëveshje joformale” për të nënshkruar me Antonio Rudigerin nga Chelsea kur kontrata e tij të skadojë në verë.Vëllai i Rudiger, Sahr Senesie, i cili gjithashtu punon si agjent i tij, thuhet se u takua me përfaqësues nga gjiganti spanjoll disa javë më parë, sipas The Independent.
Por, pavarësisht kushteve të dakorduara për një lëvizje të propozuar, asgjë nuk është nënshkruar ende, duke lënë derën e hapur për Bayern Munich, të cilët gjithashtu janë të prirur të nënshkruajnë me gjermanin pas takimit me Senesie.Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë dy klubet angleze që interesohen po ashtu për Rudiger, por kuptohet se 28-vjeçari do të preferonte të largohej jashtë vendit.