Real Madridi është gjithmonë i vëmendshëm ndaj lojtarëve të tij të huazuar. Objektivi është që këta të dallohen në klubet e tyre në mënyrë që Ancelotti t’i rikuperojë. Ky ishte rasti me lojtarët si Odegaard, Bale, Jovic apo Vallejo sezonin e kaluar.
Këta 4 u rikuperuan me idenë se do të qëndronin në ekipin e parë dhe përveç Odegaard, i cili vendosi të shkonte në Arsenal në vend që të luftonte për më shumë minuta , 3 të tjerët janë në ekipin e parë.
Këtë sezon, Real Madrid ka në huazim Brahim Díaz, Reinier, Odriozola, Borja Mayoral dhe Kubo. Ky i fundit bëri një lojë të mirë ndaj Atléticos, dhe në minutën e 90-të vendosi ndeshjen me një gol. Drejtuesit e Real Madridit e kanë uruar pas ndeshjes.
Deri më tani këtë sezon, Kubo ka luajtur 8 ndeshje në ligë me Mallorca-n. Është sezoni i tij i dytë atje. Ai ishte i huazuar edhe te Villarreal dhe Getafe. Për momentin ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024.