Ancelotti ka hedhur poshtë sugjerimet se ka një problem me spanjollin.
“Nëse diçka do të kishte ndodhur atëherë do t’ju thoja, pasi nuk kam asgjë për të fshehur, por ai thjesht nuk është ngrohur në ndeshjet e fundit sepse ne po fitonim dhe unë nuk do ta fus Iscon në një situatë ku ne po fitojmë. ”, u tha Ancelotti gazetarëve.
“Në ato situata, ne kishim nevojë për një lloj mesfushori më mbrojtës. Nëse do të kishim nevojë për një gol, unë mund të kisha vendosur një lojtar më sulmues si Isco.”
Isco ka shënuar 52 gola dhe ka regjistruar 56 asistime në 343 paraqitje për Los Blancos që kur mbërriti në klub nga Malaga në korrik 2013.