Golashënuesi më i mirë i skuadrës franceze dhe golashënuesi i dytë më i mirë në futbollin francez priti Kylian Mbappé për një intervistë personale. Sulmuesi i PSG-së është më pak se një muaj larg që të jetë në gjendje të negociojë lirshëm për të ardhmen e tij dhe ky është objektivi kryesor i Real Madridit për verën e vitit 2022.
Gjatë gjithë intervistës, Mbappe bën një vlerësim për momentin e tij aktual dhe bëri një deklaratë befasuese për të ardhmen e tij si futbollist: “Kam frikë nga zhgënjimi. Dëshira ime është të lë gjurmë në futboll”. Ish-lojtari francez shfrytëzoi rastin për të bërë krahasime mes të dyve, megjithëse Henry përfundoi duke u dorëzuar para yllit të PSG-së duke thënë se: “Për mua ti je shefi”.
Edhe pse pika e fortë e intervistës mbërrin dhe pikërisht në fund. Henry vendosi t’i thotë lamtumirë Mbappes me një “shihemi më vonë” , gjë që shkaktoi të qeshura mes të dyve, një shenjë e qartë se francezi ka avancuar me spanjishten e tij dhe është më se e habitshme që ish-futbollisti iu drejtua spanjishtes për t’i dhënë fund takimit.