PSG po mendon ta transferoj sulmuesin e Real Madridit, Vinicius i cili ka kontrat deri në vitin 2024, por PSG po përpiqet të prishë negociatat e klubit me lojtarin për vazhdimin e kontratës.
Klubi po ndihet rehat, sepse Vinicius i ka dhënë premtimin presidentit që ai nuk do të largohet për asnjë çmim nga Real Madridi.
Vinicius nuk e ka mendje fare të largohet nga klubi, ai po mendon të fitoj trofe dhe të arrij të lë gjurmë në këtë klub.
PSG po mendon t’i ofroj një kontratë 6 vjeçare, duke i ofruar 17 milion euro në vit, me këtë ofertë do të mundohen ta bindin lojtarin që refuzoj ofertat nga Real Madridi.