Thibaut Courtois ka diskutuar mospërfilljen e tij nga FIFA, i cili nuk e emëroi belgun si një nga pesë kandidatët për portierin më të mirë të vitit, si pjesë e çmimeve të tyre The Best. Në vend të kësaj, Alisson Becker, Gianluigi Donnarumma, Édouard Mendy, Manuel Neuer dhe Kasper Schmeichel ishin ata që u zgjodhën.
Duke reflektuar për këtë gjatë paraqitjes së tij në konferencën për shtyp të martën mbrëma, përpara ndeshjes së dytë të Sherifit të së mërkurës, Courtois tha: “Për mua, trofetë e ekipit janë gjithmonë më të rëndësishëm. Më mirë do të fitoja Ligën e Kampionëve dhe La Ligën këtë vit në vend të atyre trofeve individuale. Ajo që ndodhi me The Best nuk më befason shumë, duke pasur parasysh atë që ndodhi një muaj më parë [kur kritikoi kalendarin e FIFA-s]. Ndoshta është për shkak të disa komenteve që kam bërë. Nuk e di kush i vendos këto gjëra. Ka portierë të tjerë të mëdhenj atje.”
Portieri vazhdoi të diskutojë për ndeshjen e së mërkurës mbrëma dhe ka reflektuar për përballjen e mëparshme, humbjen 2-1, duke thënë: “Nuk ka ndeshje të lehta, qoftë edhe kundër klubeve që mund të konsiderohen më të vogla. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, pasi ata luajn mirë dhe janë të rrezikshëm në kundërpërgjigje. Kështu ndodhi në ndeshjen e parë. Ne duhet të luajmë mirë për të fituar dhe për t’u kualifikuar në raundin tjetër”.