Legjenda Gjermane Lothar Matthaus ka komentuar zhvillimet e fundit qe pritet te ndodhin ne merkaton e veres dhe nje theks te vecant i ka kushtuar Real Madridit, Champions Leagues dhe dy lojtareve ikone te momentit: Mbappe dhe Haaland.
Matthaus filloi me kritika per Real Madridin duke potencuar qe nuk eshte i impresionuar nga ajo qe ka pare nga ekipi Madrilen kete sezon.
Qe pas humbjes se Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo, Raphael Varane dhe lojtareve te tjere, Matthaus beson qe Madrilenet kane rene ne performancat e tyre.
“Real Madridi ka humbur personalitetin e tyre pa Ramos ne fushe”, theksoi Matthaus, perpara se te kthente vemendjen tek David Alaba, qe ka zevendesuar ish-kapitenin e Madrileneve.
“Ai eshte nje lojtar i madh por nuk ka te njejtin personalitet. Ai nuk eshte nje lider si Sergio Ramos.”
Erling Haaland eshte nje lojtar qe mund te sjelle shume personalitet tek Real Madridi por gara per nenshkrimin e tij do te jete e gjate.
“Haaland mund te perfundoje tek Bayern Munich pas Robert Lewandowskit”, shtoi Matthaus. “Por jo te luaje sebashku me te.”
“Haaland do te pershtatej me mire ne Real Madrid me Kylian Mbappen ne skuader.”
Matthaus poashtu beson qe klubet Angleze dhe ish-klubi i tij Bayern Munich jane me mire te pozicionuar per te fituar Champions Leaguen ne krahasim me skuadrat e La Ligas.
“Sipas meje, favoritet e Champions League jane Chelsea, Liverpool, City dhe Bayern Munich“, deklaroi Matthaus.
“Barcelona ka problemet e tyre dhe Atletico ka qene gjithmone nje ekip i rrezikshem, por nuk jane aq te mire sa Liverpool apo City.”