Reali është i dyti në kampionat dhe në pozicion të mirë në grupet e Champions, por ndërkohë lajme të mira vijnë edhe nga financat, sepse klubi madrilen po rikuperon me shpejtësi humbjet e shkaktuara nga pandemia dhe me hapjen e stadiumeve bilanci po kthehet pozitiv.
Sipas portalit 2playbook, Reali do të kalojë 800 milionë euro arkëtime në fund të sezonit 2021-2022.
Në këtë mënyrë, Reali do të bëhej një ndër klubet e pakta të mëdha që do ta mbyllin bilancin pa humbje.
Parashikimi i Florentino Perez për sezonin e shkuar ishte rreth 70 milionë euro humbje, por këto humbje u anuluan me uljen e pagave për lojtarët dhe drejtuesit e lartë.
Në dekadën e fundit Reali ka pasur mesatarisht 34 milionë euro fitim në sezon dhe prej sezonit të ardhshëm pritet kthim në ato nivele.