Reali fitoi të shtunën ndaj Rayo, dominoi në pjesën e parë dhe vuajti në fundin e takimit, ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti kreu dy ndërrime ne minutën 82 dhe një tjetër në shtesë. Asnjëri ndërrim nuk pati ndonjë vlerë, sepse Rayo po dominonte dhe lojtarët e futur nuk ndryshuan gjë.
Pikërisht ky është shqetësimi i madh i Ancelottit dhe klubit madrilen, sepse tashmë është krijuar një hendek i madh mes 12-13 lojtarëve titullarë dhe pjesës tjetër të ekipit.
Lojtarë si Gareth Bale, Hazard, Isco, Marcelo, Jovic, Vallejo e Ceballos në teori janë një luks për çdo ekip, por realisht për Realin kanë zero vlerë sportive.
Edhe vlera ekonomike është në rënie të frikshme, ndërkohë që këta lojtarë i kushtojnë Realit rreth 110 milionë euro në paga vjetore.
Sezonin e ardhshëm asnjë prej këtyre lojtarëve nuk do jetë në klub, por Reali shpreson të nisë spastrimin që në janar, me shitje apo deri në prishje kontratash, për të kursyer sa të mundet.