Real Madrid ka hedhur një hap të mëtejshëm në zgjerimin e tij global si markë sportive dhe argëtuese botërore, duke arritur marrëveshje me kompaninë Legends, në vlerën e 400 milionë eurove.
“Real Madridi nënshkroi një marrëveshje me një nga kompanitë më të mëdha të zhvillimit të argëtimit në botë, e cila përfshin Dallas Cowboys, New York Yankees, City, Barcelona, Atlético… Do të jetë përgjegjëse për marketingun e Real Madrid, për menaxhimin e stadiumit të ri”, tha Eduardo Inda në El Chiringuito de Jugones. “Ata do të japin një shifër prej 400 milionësh, gjysma do të investohet në stadium dhe gjysma tjetër në bonusin e nënshkrimit të Kylian Mbappe”, saktësoi drejtori i OKDIARIO në programin e Pedrerol.
Kontrata e nënshkruar mes Realit dhe Legends do të përfshijë një dyqan të ri zyrtar online, rihapjen e tre dyqaneve zyrtare në Madrid dhe një dyqan të ri në stadiumin Santiago Bernabéu. Bashkëpunimi i klubit me Legends, një kompani me eksperienca të nivelit shumë të lartë në tregti, shitje, bashkëpunim, planifikim, teknologji dhe mikpritje, do të zhvillojë më tej marrëdhëniet me tifozët dhe do të ofrojë një përvojë gjithëpërfshirëse në të gjitha pikat e shitjes fizike dhe online.
Këto para do të ndihmojnë Real Madridin të përfundojë ndërtimin e stadiumit Santiago Bernabéu, i cili kur të përfundojë në fund të vitit 2022 do të jetë impianti më modern në Evropë, me ngjarje pothuajse të përditshme, duke qenë një burim i ardhshëm të ardhurash për klubin. Gjysma tjetër e parave të Legends do të kursehet për nënshkrimin strategjik të Kylian Mbappé, i cili përfundon kontratën e tij këtë verë.