Isco Alarcon tashmë mund të quhet një “ish” tek Real Madrid. Mesfushori, një herë e një kohë premtim i madh i futbollit spanjoll, tashmë është një i huaj në shtëpi në Madrid.
Për herë të fundit Isco ka luajtur në 25 shtator dhe praktikisht nuk figuron më në ekipin e drejtuar nga Ancelotti.
Kthimi i Kroos, forma e rifituar e Modric, si dhe Camavinga që do të ketë fokusin e klubit, bëjnë që Isco të mos jetë i rëndësishëm për Ancelottin dhe në të drejtë, sepse rendimenti i tij ka qenë mediokër edhe këtë sezon.
Në janar mund të ketë ndonjë ofertë drejt tij dhe Reali nuk do të bëhet pengesë, por do të jetë e vështirë që ndonjë klub spanjoll apo italian të pranojë të paguajë dhe këtu është pengesa e parë kryesore, pa harruar që duhet bindur edhe Isco.