Vinicius Junior është njeriu i momentit për Real Madridin, por edhe për gjithë kampionatin spanjoll. Klubi madrilen e pagoi 45 milionë euro, për ta marrë nga Flamengo kur ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa këtë sezon braziliani më në fund ka shpërthuer, me 9 gola e disa asiste.
Kontrata e Vinicius përfundon në 2024, por në Spanja ka nisur të flitet për rinovim, edhe për faktin se Vinicius është në grupin e lojtarëve me paga të ulëta në Madrid.
Në një intervistë për televizionin TNT në Brazil, vetë Vini i është shmangur kësaj teme: “Nuk më kanë thënë asgjë, por jam shumë i qetë, sepse ka ende shumë kohë. Natyrisht që dua të rinovoj, është e qartë që dua të qëndroj gjatëkëtu, por jam shumë i qetë, gjithçka do bëhet në momentin e duhur. Kontrata që kam është ende ajo që kisha kur isha 16 vjeç. Nuk ka rëndësi kur do rinovoj, sa do paguhem apo sa marr tani, rëndësi ka kënaqësia e të qenit në ekipin më të mirë në botë. Unë tifoz i Barcelonës? Gënjeshtër, nuk kam qenë tifoz i Barcelonës, por Realit”.
Vinicius merr 3,2 milionë euro neto në sezon, shifër që me bonuse shkon deri në 4 milionë euro. Duhet thënë se Vini është vërtet ndër lojtarët më pak të paguar, por paguhet me shifra të tilla që kur ka shkelur në Madrid dhe sezonet e shkuar nuk ka qenë në nivelin që pritej, ndaj me të drejtë Reali nuk ka ngut për rinovimin.