Tomas Roncero, AS
Kur nisi sezoni aktual, në gusht, tifozeria e Realit lutej për blerjen e Mbappe, si shpëtimtari për të ëndërruar një sezon me trofe. Thuajse askush nuk besonte te shpërthimi i Vinicius, Vinit tonë, i cili sipas shumë njerëzve ishte ende në fazën e rritjes, e të mësuarit. Megjithatë, 9 golat e tij, plus 5 asistet, i kanë hapur sytë gjithë botës… përveç Tites së Brazilit. Nuk ka të verbër më të keq se ai që nuk dëshiron të shohë. Nëse një listë kombëtareje bëhet me paragjykim, nuk të ecën mbarë. Të grumbullosh Coutinho para Vinicius është si të zgjedhësh Varshavën para Krakovës.
Në Brazil janë tërbuar me Titen dhe është logjike. Duan të shohin në kombëtare brazilianin më të mirë të momentit në Europë, por Tite ka vendosur të mos e thërrasë fare.
Mbappe është ana tjetër e medaljes. E di që brenda 2 muajsh mund të firmosë kontratë me klubin e ëndrrave, por me siguri e ka kuptuar se statusi i tij ka ndryshuar. Nuk do vijë si shpëtimtari i Realit, por si një aspirues për Topin e Artë, që do ndajë tryezën, aspiratat dhe fanellën me brazilianin nga Sao Gonçalo. Me siguri Kylian po i sheh ndeshjet e Realit dhe po mendon: “Ky është shumë më i mirë se Messi dhe ka lënë pas edhe Neymar. Më mirë ta kem mirë me të, kur të shkoj në Madrid”.
Këtë vit do zbavitemi me trupën e Ancelottit. Dhe kur të vijë Mbappe verën e ardhshme, do i bashkohet festës për inaugurimin e Bernabeut të ri. Po vjen Reali superior, mos e humbni.