Vinicius Junior ka qenë një ndër lojtarët zbulim të këtij sezoni, sepse po bën gjëra fantastike, si në aspektin e golave, ashtu edhe të lojës për Los Blancos. Kjo ka bërë që braziliani të futet në elitën e lojtarëve të rinj në planet dhe Reali po mendon rinovimin me shifra të përshtatshme për të.
Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar se kontrata e Vinicius është një temë prioritare për drejtuesit e Realit, edhe pse firma do të shtyhet për më vonë. Reali kërkon të shmangë çdo shqetësim nga klubet rivale në treg, si PSG, ndaj në fund të sezonit do të diskutohet për rinovim, pavarësisht se Vinicius nuk ka dhënë ndonjë sinjal pakënaqësie.
Duhet kujtuar se Vinicius është lojtari i katërt me pagën më të ulët tek Reali, por si lojtari, ashtu edhe agjenti, nuk e kanë problem këtë gjë, aq më shumë që Reali e ka pritur gjatë Vinicius, duke i dhënë hapësirë dhe kohë për të gjetur veten në Madrid.
Kontrata e sulmuesit mbaron në 30 qershor 2025, Reali do ta çojë deri në 2027, duke i shtuar edhe pagën, që do ta bënte Vinin një ndër 10 lojtarët më të paguar në Madrid.