Paralelisht me futbollin në fushë, me ritëm të lartë zhvillohet edhe kampionati i zakonshëm i merkatos, që nuk mbaron kurrë, me lajme dhe beteja për lojtarë që nuk dihet sa reale apo mediatike janë.
Real Madrid ka kohë që ka dalë hapur në garën për të marrë Kylian Mbappe, i cili verën e shkuar kërkoi me ngulm të shkonte në Madrid, por ndërkohë Los Blancos interesohen edhe për Erling Haaland, një tjetër nga ata lojtarë që do shkruajnë historinë e futbollit vitet e ardhshme.
I pyetur në lidhje me preferencën mes Mbappe e Haaland, për sulmin e Realit, një ish-sulmues i Los Blancos, Alfonso, ka dhënë mendimin e vet: “Cilin do zgjidhja për të ndërtuar një projekt të ri? Do i merrja të dy, pa dyshim, Tek Reali gjithnjë janë lojtarët më të mirë në botë. Jam i bindur që Florentino Perez do t’i marrë të dy“, thotë ish-sulmuesi i Realit në vitet 1990-1995.
Mbappe përfundon kontratën me PSG në fund të sezonit aktual dhe praktikisht e ka mbyllur marrëveshjen me Realin, ndërsa për Haaland do të jetë më e vështirë, sepse është në kontratë me Dortmundin dhe klubi gjerman do t’ia shesë klubit që do ofrojë më shumë, me PSG e Man City në garë.