Dani Ceballos është ende në kërkim të formës së plotë fizike, pas dëmtimit të pësuar në Lojërat Olimpike, aty ku humbin shansin të bindte trajnerin Ancelotti mbi vlerën e tij dhe gjithashtu iu dogjën shanset për transferim gjetkë.
Tani Reali nuk e ka më në planet e të ardhmen dhe kërkon ta shesë, por me çmimin e duhur. Ditën e sotme në mediat spanjolle është publikuar lajmi se mesfushorin e kërkon ish-trajneri i Realit, Jose Mourinho.
Ditët e fundit portugezi ka nxjerrë jashtë ekipi disa lojtarë, fajtorë për humbjen 6-1 ndaj Bodo Glimt, ndaj Roma ka mbetur me 14-15 lojtarë në ekipin e parë dhe në janar kërkon përforcime.
Reali është gati ta lëshojë Ceballos, por çmimi i vendosur trembi edhe Betis, që e kërkoi verën e shkuar dhe sërish kohët e fundit. Reali kërkon 20 milionë euro, ndërsa Roma dëshiron huazim me të drejtë blerje, për t’u siguruar që Ceballos do kthehet në formë të plotë fizike dhe sportive para se ta blejë.