Eden Hazard u ble për më shumë se 100 milionë euro 2 vite më parë dhe Real Madrid shpresonte të kishte blerë pasardhësin e denjë të Cristiano Ronaldos, të paktën në aspektin e imazhit, pasi dihet që kontributi i portugezit ishte i jashtëzakonshëm për Los Blancos.
Megjithatë, dy vitet e Hazard në Madrid kanë qenë një zhgënjim i madh. Belgu nuk i është afruar kurrë formës që tregoi gjatë periudhës kur luante për Chelsea dhe problemet fizike nuk i janë ndarë, ndaj me të drejtë shumë njerëz mendojnë se Hazard mund të quhet pa frikë një ndër dështimet e mëdha të Madridit.
Prova më e mirë në këtë aspekt është një e dhënë negative në El Clasico. Reali e bleu Hazardin për të luajtur ndeshjet e mëdha, ku me klasin e tij do të bënte diferencën, por belgu luan për Realin prej 2019, që atëherë janë luajtur 5 El Clasico dhe Hazard nuk ka luajtur asnjë minutë në to.
I dëmtuar në 4 të parët, Hazard u riaftësua në kohë për të qenë në stol të dielën e shkuar, por Ancelotti nuk e hodhi në fushë, edhe për faktin se Reali bëri gjithçka si duhej dhe në pjesën e dytë më shumë mendoi të administronte fitoren, sesa të sulmonte.
El Clasico i ardhshëm është në janar, mbetet për t’u parë nëse Hazard do ta luajë.
Eden Hazard Joined Real Madrid in The Summer 2019, It's More Than Two Years Now & He hasn't Played in a Single El Clasico yet… 😳😕
The Next El Clasico will be Played on 13th January 2022, Hopefully he will remain fit for that one… 🤞🏻😅 pic.twitter.com/476Uz45Ezs
— AZR (@AzrOrganization) October 26, 2021