Vinicius dhe 10 të tjerë. Braziliani tregoi në El Clasico se ka personalitetin që u kërkohet yjeve dhe është kthyer në Klasikun e ri, pas fundit të epokës Ronaldo-Messi. Synon të jetë një ndër më të mirët në botë dhe në moshën 21-vjeçare kërkon vend në listën e VIP-ave. Ancelotti buzëqesh, ka gjetur yllin që i duhej,
Vini shkëlqeu edhe në goleadën e Realit në Ukrainë ndaj Shakhtar dhe ishte lokomotivë në Camp Nou. Ka ditë kur Benzema nuk është i frymëzuar dhe në ditë të tilla Vinicius merr rolin e liderit në sulm. Ashtu si duhet në ndeshje të tilla.
Real Madrid ka një diamant ende të papërpunuar, që pak nga pak po fiton prestigj ndërkombëtar. Jo vetëm në Spanjë, ku tashmë e shohin me sy tjetër, por edhe në dhjetëra vende që e panë të shkëlqente në El Clasico.
Në Camp Nou tashmë e vërshëllejnë siç bënin me Cristiano Ronaldo. Frika i bën tifozët kundërshtarë ta vërshëllejnë dhe ofendojnë, por Vinicius nuk trembet, përkundrazi. Këto gjëra e motivojnë jashtëzakonisht.
Vinicius është kthyer në lojtar total. Vrapon, gjuan, jep asiste, shënon… Lufton, grindet, tërbon kundërshtarët dhe tifozët. Koha po i jep të drejtë Florentino Perezit, ai që e deshi me ngulm dhe i dha mbështetje që në fillim.
Tashmë Vinicius është i paprekshëm, edhe nëse Mbappé e Haaland transferohen në Madrid. Magjistarët duhet të luajnë gjithnjë.
MARCA