Kur David Alaba hyri në vitin e fundit të kontratës me Bayernin dhe vendosi të mos rinovonte, shumë klube nisën kontaktet për të firmosur me të. Megjithatë, Florentino Pérez ishte ai që këmbënguli më gjatë dhe tani Alaba triumfon me Realin, duke shënuar në El Clasico.
Të shumtë ishin ata që e panë me dyshim lëvizjen e Realit, që la të lirë kapitenin Sergio Ramos, për ta zëvendesëuar me austriakun që në karrierën e tij nuk ka qenë gjithnjë qendërmbrojtës. Ramos është një ndër liderët dhe qendërmbrojtësit më të mirë që ka pasur ndonjëherë Reali, mund të shënonte gola me shumicë dhe sezonin e shkuar ishte fantastik, para se të niste seria e dëmtimeve.
Gjithsesi, Ramos ende nuk ka debutuar në Paris dhe ndërkohë Alaba është kthyer në lider në Madrid. Triumf i plotë i Perez, me zgjedhjet e tij të guximshme. Në 90 minutat e Camp Nout Alaba fshiu përfundimisht çdo dyshim në lidhje me cilësinë e tij. Një shkëmb në mbrojtje, i pakalueshëm në drbilime, i guxmshëm në fazën sulmuese, gol vendimtar. Gjeni një qendërmbrojtës që i bën të gjitha këto.
Që tani Alaba konsiderohet një ndër lojtarët më të rëndësishëm në Madrid dhe një shembull në fushë e jashtë saj, shenjë e një karakteri special, një futbollisti të klasit botëror, që nuk trembet nga sfidat e reja dhe nuk shqetësohet që Reali është ende në rindërtim pas shumë vitesh plot trofe.
WHAT A GOAL FROM ALABA!! #ElClasico pic.twitter.com/xCuch5To18
— ً (@Asensii20) October 24, 2021