Real Madrid ka triumfuar sërish në El Clasico, në një ndeshje ku shkëlqeu Lucas Vázquez, i cili kontrolloi mirë Ansu Fati dhe shënoi një gol. Alaba po ashtu shumë mirë, si dhe Vinicius. Ja vlerësimet sipas Marca…
COURTOIS
Shumë i vëmendshëm në topat ajrorë dhe shumë i shpejtë për të nisur kundërsulme për Realin, vetëm Aguero në fund arriti ta mundte. Një tjetër ndeshje e mirë, edhe pse nuk kreu asnjë pritje të vështirë.
LUCAS VÁZQUEZ
Ndeshje për notën 10. Anuloi Ansu Fati, që nuk e kaloi dot në asnjë moment, si dhe dogji Eric, mbrojtyësin e Spanjës, duke i shënuar golin e dytë.
MILITAO
Barcelona ushtroi presion në fillim dhe ia vështirësoi daljet me top. Bëri detyrën shumë mirë në fazën mbrojtëse, mbuloi mirë hapësirën dhe kontrolloi mirë topat që kaluan në zonën e tij.
ALABA
El Clasico i parë, super gol, Ter Stegen nuk bënte dot asgjë. Spektakolar aksioni dhe përfundimi. Edhe në mbrojtje Alaba perfekt.
MENDY
Kur luan Mendy, kundërshtari luan me 10 lojtarë. Barcelona nuk rrezikoi asnjëherë në krahun e fracezit, mur i vërtetë. Kthimi i tij ka rritur dukshëm sigurinë tek Reali.
CASEMIRO
Gabime në daljet me top, pasime jo fort të sakta, gabime në shumë raste. Megjithatë, si zakonisht, Casemiro di të pozicionohet shumë mirë, në fazën mbrojtëse si gjithnjë shumë mirë.
KROOS
E nisi ndeshjen me Gavin në mbulim dhe pak e gjeti topin fillimisht, por me kalimin e minutave gjeti zona të reja nëpër fushë dhe vendosi rregull.
MODRIC
Ashtu si Kroos, vuajti presionin në fillim, or pak nga pak fiti metra dhe u duk më shumë, si lider. Dha edhe një pasim të bukur për Benzema, që nuk shënoi dot.
RODRYGO
Duhej të ndihmonte Lucas në mbrojtje, por nuk shkëlqeu në sulm. Pak topa nga Reali, por pasimi për Alaba në rastin e golit ishte i shkëlqyer.
VINICIUS
Vrapo, krijoi hapësira, krijoi rreziqe pa fund. Kërkoi një penallti në pjesën e parë, e futi në krizë Barcelonën.
BENZEMA
Inteligjent, i kërkoi topat në thellësi, për të shmangur presionin. Pak nga pak u rrit në ndeshje, i mungoi goli në një rast të artë që pati.
ANCELOTTI
Tregoi se është më i zoti se Koeman, edhe për faktin se ka ekip më të mirë. Kur plani i tij me pasime të shpejta nuk funksionoi, Reali luajti me topa të gjatë dhe e çekuilibroi Clasicon. Pas disa javësh të ndërlikuara, ka rigjetur ekipin e tij.