Carlo Ancelotti ka dhënë sot një intervistë për Movistar, ku ka folur natyrisht për El Clasico që po afron, si dhe lojtarë të veçantë të Real Madrid.
EL CLASICO
“E përgatitim si çdo ndeshje tjetër. E dimë sa e rëndësishme është për të gjithë, por po përgatitemi me qetësi dhe vetëbesim. Rëndësi ka të përgatitemi mirë, nuk ka parashikim për rezultatin”.
LOJTARËT E DËMTUAR
“Janë të gjithë mirë. Hazard dhe Carvajal kthehen në ekip, skuadra është mirë. Nuk kemi pasur shumë probleme në javët e fundit dhe i kemi thuajse të gjithë të gatshëm”.
SKEMA
“Ka momente në sezon ku duhet të tentosh diçka ndryshe, por më pas të kthehesh te skema që lojtarët dinë më mirë. Në këtë moment duhet të luajmë ashtu si dimë, pa bërë eksperimente. Barcelona është ekip me cilësi, do jetë shumë e vështirë, por edhe për ata do jetë njësoj”.
VINICIUS JUNIOR
“Nuk më ka befasuar. Është e vërtetë që shënon më shumë, por loja është e njëjta, tenton driblimet, edhe pse është më fin në finalizime në këtë moment. Habitesha kur nuk shënonte shumë”.
BENZEMA
“Tani është lojtar më lider, ka më shumë personalitet, edhe jashtë fushe… Ndihet i rëndësishëm, kjo është e vërteta. Është fat të kesh lojtar të tillë, me këtë cilësi, në ekip. Topi i Artë? Varet nga persona të tjerë, por për atë që ka bërë dhe po bën mund ta meritojë”.
ANSU FATI
“Lojtar i shkëlqyer, që po përmirësohet fizikisht. Një ndër të rinjtë më të mirë në botë. Mbulim special për të? Nuk shqetësohemi vetëm për të, Barcelona ka cilësi në çdo repart”.
KOEMAN
“E shoh mirë, po bën një punë të mirë. Nuk e njoh shumë, por më kanë folur mirë për të. Nuk është e lehtë të drejtosh Barcelonën, sidomos në këtë moment”.