Triumfi i Real Madridit në Kiev ka rikthyer entuziazmin në Madrid, aty ku tashmë pritet me qetësi El Clasico kundër Barcelonës.
I entuziazmuar ka qenë pas fitores në Ukrainë edhe gazetari i njohur i AS, tifoz i Realit, Tomás Roncero, i cili pas ndeshjes shpërtheu në lëvdata sidomos për Vinicius.
“Festë braziliane në Kiev. Përballë një Shakhtari të mbushur me lojtarë nga vendi samba, doli në dritë Vinicius, për të luajtur një ndeshje të madhe. Shënoi një gol maradonian, golin Puskas të vitit. Shënoi edhe një gol tjetër të zgjuar pas një pasimi legjendar të të përjetshmit Modric. Si dhe i dha një pasim perfekt mikut të tij Rodrygo.
“Festival loje dhe golash për trupën e Ancelottit, që gropos gjithë fantazmat. Kështu, po. Një Madrid i madh, aty ku ngriti Champions numër 13. Dhe Benzema i vuri vulën me manita dhe me golin që barazon mitikun Santillana. Topi i Artë, më pranë“.
Vinicius paying tribute to Ronaldo here pic.twitter.com/85NMzU8yGT
— StyleUp Jerseys ⚽🇬🇭 (@StyleUpJerseys) October 20, 2021