E marta shënoi rikthimin e Realit në nivele të larta, me triumfin në Kiev kundër Shakhtar. Ishte mbrëmja perfekte, sepse shkëlqyen mesfushorët, mahnitën sulmuesit dhe u kthye pas një mungese të gjatë mbrojtësi i majtë Ferland Mendy, duke luajtur për një orë në nivel mjaft të mirë.
Personazhi i mbrëmjes ishte padyshim Vinicius Junior, i cili në minutën e 51-të shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe 4 minuta më vonë realizoi një kryevepër, duke shmangur 5 mbrojtës të Shakhtar, para se të shënonte golin e 3-0.
Ai gol i brazilianit u ka kujtuar shumë njerëzve një gol të famshëm të Cristiano Ronaldos kundër Galatasaray, vite më parë. Ngjashmëria është e pabesueshme, aq sa video me 2 golat po bën xhiron e internetit.
Vinicius recreating Cristiano Ronaldo's goal vs Galatasaray tonight 😍pic.twitter.com/zceXu1VdXS
— 𝙎⚡. (@MadridNations) October 19, 2021