Karim Benzema ka dhënë një intervistë për ESPN, publikuar sot, ku ka folur për gjithçka: momenti i tij, Topi i Artë, e ardhmja, Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjera.
CRISTIANO RONALDO: “Kur ke një lojtar si Ronaldo në ekip, që shënon 50-60 gola në sezon, natyrisht që duhet të vihesh në shërbim të ekipit, por edhe të tij, Më duhej të përshtatesha. Kuptoheshim shumë mirë. Pas ikjes së tij, ishte radha ime të ngjitesha në skenë dhe të tregoja se mund të bëja diferencën.
E ARDHMJA: “Shoh vit pas viti, do të vazhdoj për sa kohë të kem dëshirën dhe dashurinë për futbollin. Jam 33 vjeç, ndihem shumë mirë fizikisht dhe për sa kohë jam kështu, mosha nuk ka rëndësi. Amerika? Futbolli atje është përmirësuar shumë, por tani jam tek Reali”.
PARAQITJET: “Këto vitet e fundit kam pasur shifra mjaft të mira, por loja ime nuk ka ndryshuar, është e njëjta. Ajo që më pëlqen është që njerëzit nuk shohin më vetëm shifrat e mia, por edhe çfarë bën në fushë. Pasimet, lëvizjen, vrapin, aksionet, veprimet. Vazhdimësia është e rëndësishme, unë jam gjithnjë atje”.
TOPI I ARTË: “Ka qenë gjithnjë objektiv. Kur e fitoi Ronaldo, isha i lumtur për të, ndërsa më pas mendova: Dua ta fitoj edhe unë”.
EL CLASICO: “U bënë shumë, i 37-ti tani. Ndeshje e madhe, mbetet Barcelona, rival i madh, por dua të fitoj, gjithnjë”.