Karim Benzema vijon të mahnitë. Sulmuesi francez ka shënuar për të pestën ndeshje rresht dhe është pa asnjë dyshim lojtari që bën diferencën tek Reali, me 11 gola në 11 ndeshje këtë sezon, por edhe një lumë asistesh.
Goli i fundit i ndeshjes së fituar 5-0 kundër Shakhtar ka shërbyer që Benzema të kompletonte mbrëmjen perfekte dhe të shpallej Njeriu i Ndeshjes nga UEFA.
#UCL
Shakhtar 0-5 Real Madrid | GOAL! Benzema 🎥to never miss any goal Follow here 👇@IFAST66 pic.twitter.com/bmNoQEb2fU
— Follow @IFAST66 (@ifast222) October 19, 2021
Megjithatë, nuk mbaron me kaq, sepse ai gol ka bërë që Benzema të kapë kuotën e 290 golave me fanellën e Realit, duke kapur legjendarin Alonso Santillana në vendin e katërt në renditjen e shënuesve më të mirë të Realit.
Renditja kryesohet nga Cristiano Ronaldo (451), Raul (323) dhe Alfredo di Stefano (308).