Mesfushori Luka Modric ka dalë krah trajnerit Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shakhtar. Kroati ka prekur tema të ndryshme, nga rivali i së martës, deri tek Topi i Artë….
Kritikat: “Kur luan në Madrid kritikat janë të zakonshme, duhet të mësohesh. Kur fiton gjithçka është e mrekullueshme, kur ndodh ajo që na ndodhi në dy ndeshjet e fundit, lindin dyshime. Nuk shqetësohemi, kemi besim tek vetja, gjithsesi. Kemi besim që do rikthehemi të zakonshmit, si në fillim të sezonit. Duhet qetësi dhe shumë punë”.
b”E kam ndjekur, sepse këtu është ish-kapiteni im, Srna. Po ashtu, kanë ndryshuar trajner dhe stil loje, e mbajnë më shumë topin. Përpiqen të dalin duke luajtur nga mbrojtja dhe janë më mirë se vitin e shkuar”.
Hakmarrje: “Duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë, kjo ka shumë rëndësi. Shakhtar ka ekip shumë të fortë, ekspert, ndaj na pret një ndeshje e ndërlikuar, por besoj se rezultati final do jetë ndryshe nga ai i ndeshjeve të fundit”.
Botërori çdo 2 vite: “Nuk ka kuptim. Çdo 4 vjet është logjike, është e veçantë. Nuk më pëlqen Botërori çdo 2 vite. Po i bëjnë gjërat pa pyetur lojtarët dhe trajnerët”.
Benzema dhe Topi i Artë: “Të shohim, ka disa kandidatë për triumfin final. Për mua, Karim është një prej tyre, për mënyrën si ka luajtur këtë sezon dhe trajektoren e tij. Ka qenë gjithnjë në nivel të lartë, fitoi edhe një trofe me Francën këtë muaj, diçka e rëndësishme”.
Casemiro-Kroos-Modric apo Busquets-Xavi-Iniesta: “Nuk më pëlqejnë krahasimet. Ata kanë bërë shumë për ekipin e vet dhe kombëtaren. Edhe ne kemi dhënë shumë për Realin. Le të flasin të tjerët, jo unë”.