Manchester City është një ndër klubet më të pasur në planet dhe verën që lamë pas tentuan pa fund për të marrë Harry Kane, duke u ngushëlluar me blerjen e Jack Grealish, për më shumë se 100 milionë euro.
Megjithatë, City ka rritur shumë mirë edhe lojtarë të rinj dhe një prej talenteve më të mëdhenj të “Citizens” është Phil Foden, vetëm 21 vjeç dhe që tani një ndër yjet e Premier League.
Sipas The Telegraph, Foden mund të hedhë një hap të ri, mjaft të rëndësishëm në karrierën e vet, sepse kohët e fundit ka ndërruar agjent, duke u bashkuar me Unique Sports Group, kompani e fuqishme, që ka ngritur në nivele të larta edhe Harry Kane dhe që përfaqëson edhe shumë emra të tjerë të njohur, duke nisur nga Reece James, tjetër synim i Realit.
Kjo lëvizje mund të ketë në horizont edhe largimin nga City, sepse Real Madrid është i gatshëm të shpenzojë shifra marramendëse, për një lojtar që ka kontratë deri në 2024.
Nëse Man City do të futet në garë për Erling Haaland, Reali mund të tentojë hakmarrjen, duke joshur një ndër yjet e së tashmes dhe të ardhmes në futbollin botëror.