Në merkaton e janarit priten disa lëvizje tek Real Madrid, por vetëm në dalje, sepse disa lojtarë mund të largohen, duke qenë se nuk po luajnë me Los Blancos.
Një prej tyre është Ceballos, i cili këtë sezon nuk ka debutuar ende për shkak të dëmtimeve dhe vështirë se do të ketë hapësirë në vazhdim. Betis ka kohë që e kërkon dhe ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, por tashmë në skenë ka dalë një pistë e re.
Sipas Calciomercato.com në Itali, Juventus propozon një shkëmbim Ceballos-Rabiot. Mesfushori francez u transferua nga PSG tek Juve ne 2019, por nuk e ka gjetur veten në Torino dje trajneri Allegri nuk e ka ndër të preferuarit e tij.
Për këtë arsye, Juve kërkon Ceballos dhe ofron Rabiot, lojtar që Ancelotti e ka qejf dhe e ka kërkuar edhe kur drejtonte Evertonin. Mbetet për t’u parë çfarë mendon Reali, sepse Rabiot ka kontratë me shifra shumë të larta dhe zor se pranon ulje page.