Belgjika u mund 2-1 nga Italia në finalen për vendet 3-4 në Nations League, por para ndeshjes portieri belg Thibaut Courtois u tregua u qartë, duke e quajtur ndeshje pa asnjë vlerë.
Portieri i Realit foli edhe pas ndeshjes dhe lëshoi akuza të forta ndaj Uefa e FIFA, duke i quajtur organizata të korruptuara dhe që mendojnë vetëm për përfitime financiare, pa u kujdesur për lojtarët.
“Kjo lojë është vetëm një lojë parash dhe duhet të jemi të ndershëm e ta themi hapur. Ne luajmë vetëm sepse për UEFA-n janë para shtesë.
“Shihni formacionet, sa ndryshime pësuan. Po të ishte ndeshje finale Italia e Belgjika do luanin me më të mirët. Kjo tregon që po luajmë shumë, tepër ndeshje.
“UEFA ka krijuar një kompeticion të ri, Conference League… Është gjithnjë e njëjta histori.
“Ata mund të zemërohen me klubet që duan Super League, por nga ana tjetër nuk u plas fare për lojtarët, mendojnë vetëm për xhepat e vet.
“Kush na pyet ne, a kemi mendim? Tani duan Europian dhe Botëror çdo vit, a do bëjmë ndonjë ditë pushim në? Në fund fare, lojtarët më të rëndësishëm do dëmtohen gjithnjë e më shpesh.
“Nuk jemi robotë! Ndeshjet po shtohen çdo vit, pushime nuk ka më. Vitin e ardhshëm sezoni do mbarojë në qershor, pastaj do nisim herët sepse do kemi Botëror në fund të vitit. Askush nuk e vret mendjen për ne, por 3 javë pushime në verë nuk mjaftojnë për të përballuar 11 muaj futboll, duke luajtur çdo 3 ditë”.