“Goli? Është një gjuajtje që e kam provuar shpesh në stërvitje, duke kërkuar shtyllën e largët. Që në momentin që u nisa të gjuaj, e dija që do shkonte atje”, tha Karim Benzema pas ndeshjes kundër Spanjës, duke folur për golin spektakolar që i dha avantazhin 1-0 Francës.
Got this beauty of a goal by @benzema on tape! pic.twitter.com/XHm2e29o9n
— Hazem (@TheHazem) October 10, 2021
Megjithatë, nuk ishte vetëm goli ai që bëri që Benzema të ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes. Sulmuesi luajti një ndeshje të madhe, u bë pikë referimi dhe u kombinua në mënyrë perfekte me Kylian Mbappe.
Pikërisht për këtë dyshe sulmuese Eurosport shkruan: “Benzema shënon nga çdo pozicion, por ajo që të bën përshtypje është diçka tjetër. Ai udhëheq sulmin në çdo skuadër që luan. Që kur Cristiano Ronaldo ka ikur nga Reali, Benzema është kthyer në dinamon që vë në lëvizje Realin, por tani edhe Francën.
“Natyrisht lind pyetja çfarë ka menduar Florentino Perez kur ka parë Benzema e Mbappe se bashku ne Nations League. Presidenti i Realit është fiksuar pas Mbappe dhe një dyshe sulmuese me Benzema do të ishte spektakolare, e kolauduar që tani”.