Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka në dipsozicion një grup prej 25 lojtarësh, plus disa të rinj të talentuar që pak nga pak po marrin minuta, si Miguel Gutiérrez e Antonio Blanco. Për këtë arsye, disa lojtarë nuk kanë hapësirë dhe sipas mediave në Spanjë, 4 lojtarë nuk janë fare në planet e trajnerit italian, i cili i ka kërkuar klubit që t’i lërë të lirë ose t’i shesë sa më shpejt.
I pari është sulmuesi Mariano Diaz, i cili këtë sezon nuk e ka parë fushën dhe në verë refuzoi largimin. Ancelotti nuk e konsideron në nivelin e duhur për të luajtur me Realin dhe nuk ka ndërmend të aktivizojë, as në ndeshje të dorës së dytë, si në Kupën e Mbretit.
Lojtar tjetër i panevojshëm për Ancelottin është Marcelo, i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Braziliani po mundohet të kthehet në formën e vet më të mirë, por ndërkohë Ancelotti po i jep besim pak nga pak të riut Miguel Gutiérrez, si dhe ka përdorur edhe Nacho apo Alaba djathtas, në pritje që të kthehet Mendy.
Gareth Bale e nisi sezonin si titullar, por është dëmtuar sërish dhe Ancelotti tashmë është bindur që është e kotë t’i japë besim dhe minuta një lojtari të shtrenjtë dhe që është në fund kontrate.
Emri i fundit është ai i serbit Luka Jovic. Ancelotti i ka dhënë nga pak minuta në disa ndeshje, por sulmuesi nuk ka treguar ndonjë gjë të veçantë dhe nuk ka justifikuar në asnjë moment shpenzimin e madh të klubit.