Florentino Pérez ka kërkuar më shumë spanjollë në ekip dhe Reali po ngushton listën me lojtarët që i mbushin kriteret e klubit për të veshur fanellën e bardhë. Një ndër lojtarët që ka impresionuar drejtuesit e Realit dhe e konfirmoi vlerën e vet edhe në ndeshjen kundër Italisë në Nations League është Yeremi Pino.
Vetëm 18 vjeç, Yeremi Pino ishte rezervë sezonin e shkuar dhe nisi të luante rregullisht në fund të sezonit, ndërkohë që puna e shkëlqyer e Villarreal për rritjen e tij po jep fryte, sepse tashmë anësori ofensiv është kthyer në lojtar mjaft të rëndësishëm për “nëndetësen e verdhë”.
Në kontratën e sulmuesit, që skadon në 2024, ekziston një klauzolë prej 30 milionë eurosh për prishjen e kontratës, por Reali kërkon një marrëveshje për të ulur çmimin dhe për të përfshirë ndonjë lojtar në marrëveshje, si Vallejo, Ceballos apo Mariano.