Mesfushori ofensiv i Bayern Leverkusen Florian Wirtz është kthyer në një ndër yjet e Bundesligës gjermane dhe tashmë gjithë klubet e mëdha, duke nisur nga Real Madrid, po e ndjekin me vëmendje.
Bëhet fjalë për një djalosh vetëm 18 vjeç, i cili po paraqitet në mënyrë të jashtëzakonshme me Leverkusen, duke shënuar 6 gola, plus 5 asiste, në 8 ndeshje në sezonin e ri.
Mesfushor ofensiv, por që luan pa probleme edhe në 2 krahët e sulmit dhe ka një nuhatje të shkëlqyer për gol, Wirtz konsiderohet një Kai Havertz i ri dhe verën e ardhshme shumë klube do të futen në garë për ta blerë.
Megjithatë, Leverkusen është në pozita të forta, sepse ka kontratë deri në 30 qershor 2025 me talentin e kombëtares gjermane, ndaj ka vendosur një çmim të frikshëm: 100 milionë euro!
Një çmim shumë i lartë, që shumë pak klube mund ta përballojnë, por Reali do të tentojë të përfshijë në marrëveshje disa lojtarë, duke nisur nga Luka Jovic, për të bindur Leverkusenin të ulet në bisedime, raporton AS.