Kylian Mbappe ka tronditur futbollin europian ditët e fundit, me dy intervista të bujshme ku ka folur për verën e shkuar dhe historinë e kërkesës së tij për largim nga PSG, me Real Madrid që bëri oferta të çmendura në ditët e fundit të gushtit, pa sukses.
Tani Mbappe ka konfirmuar se donte me çdo kusht kalimin tek Reali, transferim që pritet të kryhet verën e ardhshme, kur sulmuesit t’i mbarojë kontrata.
Ne Madrid e pret një kontratë mbretërore, duke e bërë një ndër lojtarët më të paguar në planet, por ndërkohë vetë Mbappe ka edhe një kërkesë të veçantë.
Ylli i Francës e ka kusht të paprekshëm që në 2024 të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Francë, ku synon medaljen e artë. Në Lojërat Olimpike në Tokio, këtë vit, PSG nuk e lejoi të shkonte dhe kjo ishte një tjetër pikë ku Mbappe mbeti i zhgënjyer, ndërsa Reali tashmë është i gatshëm ta pranojë, sepse 1 muaj aktivitet në verën e vitit 2024 nuk mund të jetë motiv debati me sulmuesin me të mirë në botë në dekadën e ardhshme.