Carlo Ancelotti e ka vendosur theksin te mungesat në mbrojtje për të justifikuar mungesën e balancës në prapavijën e Real Madrid, por ndërprerja e kampionatit për ndeshjet e kombëtareve mund të bëjë që ku problem të harrohet. Trajneri italian pret të ketë në dispozicion lojtarë të rëndësishëm pas dy javësh.
Carvajal, Mendy e Marcelo tashmë janë pranë kthimit në fushë dhe nëse gjithçka ecën normalisht, do të jetë në dispozicion që në 17 tetor, për ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk, duke qenë që ndeshja Real Madrid-Athletic Bilbao është shtyrë.
Praktikisht, një mbrojtje e re për Ancelottin, i cili gjithashtu do të ketë në dispozicion edhe Asensio e Isco, të cilët munguan ndaj Espanyol për probleme fizike.
Kthimi i Carvajal do të zgjidhte hallet e Ancelottit në të djathtë, ku ka provuar disa lojtarë pa sukses. Ndërsa Mendy është lojtari i projektuar titullar majtas, aty ku po rritet edhe i riu Miguel Gutiérrez, ndaj riaftësimi Marcelos është shqetësimi më i vogël që ka Ancelotti, nëse janë të gatshëm dy të parët.