PSG nuk i ka kthyer përgjigje ende Kylian Mbappesë, pas deklaratave të tij për mediat në Francë, ku ka dhënë mesazhin e qartë se dëshironte Realin verën e shkuar dhe do të largohet verën e ardhshme.
Megjithatë, PSG është i tërbuar me Real Madrid dhe tashmë drejtori sportiv Leonardo shpërthen në akuza, duke folur për L’Equipe.
“Ka 2 vjet kjo histori. Merkatoja është mbyllur për këtë sezon, Reali duhet të ndalojë me këtë sjellje. STOP
“Mbappe është lojtar i PSG dhe klubi dëshiron që kjo marrëdhënie të zgjatë.
“Reali po vepron sikur Mbappe është që tani lojtar i tyre, duhet të ndalet, sepse është mungesë respekti për PSG. Fillimisht Ancelotti, pastaj Benzema, sot foli Perez për Mbappe. Nuk është normale dhe po vazhdojnë të mos respektojnë PSG”.