Humbja kundër Espanyolit ka dëshpëruar keq edhe supertifozin e Realit, redaktorin e sektorit madrilen në AS, Tomas Roncero, i cili gjatë dhe pas ndeshjes në Barcelonë të dielën ishte shumë nervoz.
“Kompletohet java e tmerrshme e Realit. Barazim me Villarreal, humbje-bombë me Sheriff dhe humbje tjetër me Espanyolin e Raul de Tomas, sulmuesit që e kemi pasur në Madrid. Mbrojtja vazhdon të jetë katastrofë dhe Espanyol mund të shënonte më shumë gola.
“Tek Reali vetëm Benzema ishte në lartësinë e duhur. Kapiten i madh i një anijeje që fut ujë ngado, shënoi një supergol dhe bëri sa mundi për të shmangur një humbje që dhemb shumë. Lamtumirë rekordit pa humbje jashtë fushe. Ancelotti ka 2 javë për t’u ulur me të tijët dhe për të reflektuar, sepse duhet gjetur forma e mirë e fillim-sezonit.
“Duke parë Raul de Tomas, që na mbyti si kundërshtar, më lind një pyetje: pse duhej të blinim Jovic për 60 milionë euro?”.