Në editorialin e tij të fundit për programin “Jugones” në televizionin La Sexta, gazetari tifoz i Realit, Josep Pedrerol, ka vendosur theksin tek lodhja fizike e Realit, që sipas tij është vënë re qartësisht në ndeshjet e fundit.
Reali nuk fiton prej 3 ndeshjesh dhe skuadra bën rotacion të vazhdueshëm për shkak të lodhjes, ndërkohë që fundjavën e shkuar mungonin 8 lojtarë me dëmtime të ndryshme.
“Ancelotti po humbet ekipin. Ancelotti dhe Pintus, përgatitësi fizik. Lojtarët e Realit janë të vdekur dhe nuk luajnë në vendet që u takojnë.
“Pse kaq shumë ndryshime pozicionesh? Lojtarët po çmenden. I varfri Valverde, të favrfrit Nacho, Camavinga e Alaba.
“Ancelotti ka 15 ditë kohë për të reflektuar. Tani problemi i Realir është më shumë në stol, sesa në fushë“, ka shpjeguar Pedrerol.
😡 “MUERTOS Y FUERA DE SITIO”.
💣💥 El EDITORIAL de @jpedrerol sobre el MADRID de PINTUS Y ANCELOTTI.#JUGONES pic.twitter.com/TEgj8VhDxK
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 4, 2021