Pas golit të pësuar në pjesën e parë nga De Tomas, ku mbrojtja la shumë për të dëshiruar, Reali ka pësuar golin e dytë në minutën e 60-të, nga Aleix Vidal.
Mesfushori ofensiv, rrezik konstant për Realin, depërtoi nga e djathta, duke kaluar me lehtësi Nachon dhe duke gjetur një hapësirë të madhe bosh para tij, ndaj nuk e pati të vështirë të shënonte.
Jovic e Casemiro kanë marrë vendin e Kroos dhe Modric, pas golit të Espanyol.
Në minutën e 71-të Benzema, i zakonshmi, rihapi ndeshjen, me një gol të shpikur praktikisht, me disa driblime rresht.