Real Madrid kërkon të ruajë kreun e LaLiga dhe synon të kthehet në nivelin e vet, pas 2 ndeshjesh të dobëta, kundër Villarreal e Sheriff.
Trajneri Carlo Ancelotti është i detyruar të bëjë sërish ndryshime, pasi ka humbur për dëmtim Asensio e Isco, ndërkohë që mbeten jashtë të dëmtuarit e zakonshëm, duke nisur nga Mendy e Carvajal.
Në këtë mënyrë, lajmi kryesor është kthimi në formacion pas një kohe të gjatë i gjermanit Toni Kroos, i cili më në fund ka lënë pas dëmtimin. Dyshimi është mes Hazard e Rodrygo në të djathtë të sulmit, ndërkohë që në të djathtë të mbrojtjes duhet të ketë një shans më në fund edhe Lucas Vázquez, me Nacho majtas.