Carlo Ancelotti ka folur pas humbjes së rëndë ndaj Espanyol, duke analizuar disfatën e papritur.
“Duhet të jem i ndershëm, ishte ndeshja më e keqe. Ishim shumë pak agresivë, pa vertikalitet dhe të pozicionuar keq”.
NDESHJA MË E KEQE: “Luajtëm shumë keq, nuk kam shumë për të thënë. E nisëm me një ide për ekuilibër ofensiv e difensiv, por nuk e ruajtëm qetësinë pas golit të parë që pësuam. Ishim konfuzë dhe ekipi nuk pozicionohej mirë. Duhet të jem i ndershëm, është ndeshja më e keqe dhe do ishte mirë të luanim menjëherë, por tani kemi një periudhë të gjatë pa futboll. Duhet të punojmë shumë për të ndryshuar gjërat”.
AKSIDENT APO PROBLEM: “Humbja nuk është aksident, e merituam humbjen. Reagimi mbërriti shumë vonë. Dy humbje nuk janë zakon për ne dhe duhet të gjejmë zgjidhje për gabimet e sotme”.
PENDESË PËR DIÇKA? “Ishte shumë e qartë, ekipi ishte i çrregullt. Kam folur me ekipin, kemi luajtur së tepërmi në mënyrë në individuale dhe lojtarët janë dakord”.
ALABA NË KRAH: “Mendoja se mund të ndihmonte në fazën sulmuese. Nuk kishim ekuilibër ndonjëherë, por nuk ishte faji i tij, mesfushori duhej ta ndihmonte dhe ndonjëherë nuk ishim të mbuluar”.