Real Madrid vijon kërkimin për lojtarë të rinj, që mund të përmirësojnë ekipin e Los Blancos dhe njëkohësisht do të ulnin edhe më shumë mosën mesatare të ekipit. Për këtë arsye, vëzhguesit e Realit janë në punë konstante çdo fundjavë, për të përpiluar raporte për lojtarët e rinj më interesantë në qarkullim.
Nga Spanja, DefensaCentral raporton se sot vëzhgues të Realit kanë qenë në Gjermani, për të ndjekur nga afër ndeshjen Leipzig-Bochum, me 3 lojtarë në fokus: Nordi Mukiele, Christopher Nkunku e Ilaix Moriba.
Vetëm Christopher Nkunku e nisi nga minuta e parë, lojtar me të dhëna të rëndësishme dhe kandidat për të përforcuar mesfushën e Realit.
Ndërkaq, francezi Nordi Mukiele u fut pas një ore lojë dhe Moriba në minutën e 79-të.
Nga këta lojtarë, Mukiele (vlera në treg 25 milionë euro) ka gjasa të transferohet tek Reali që në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për një lojtar 23-vjeçar, që luan në të djathtë të mbrojtjes, ose në qendër.