Në prag të duelit kundër Espanyol, Carlo Ancelotti ka folur gjerësisht për mediat, duke prekur tema të ndryshme dhe duke paralajmëruar ndryshime për ndeshjen e nesërme.
SFIDA ME ESPANYOL: “Ndeshja kundër Sheriff na preku në sedër dhe jam i sigurt që nesër do të reagojmë dhe do luajmë një ndeshje të mirë. Do të japim gjithçka për fitore”.
CAMAVINGA: “Është ambientuar shumë mirë. Ka personalitet, cilësi dhe do të përmirësohet në çdo drejtim”.
KROOS: “Jemi të kënaqur që është kthyer. Duhej të riaftësohej plotësisht dhe nesër do të jetë titullar. Na jep cilësi, eksperiencë dhe gjithë bota e di çfarë i sjell Kroos ekipit”.
HAZARD: “Është mirë, i mungon vetëm vazhdimësia. Disa gjëra po i bën si më përpara, driblon mirë, ka tentuar disa herë gjuajtjen në ndeshjet e fundit. Pak nga pak po rikthehet mirë dhe do i tregojë cilësitë e tij”.
SISTEMI TAKTIK: “Pa top sistëmi më efikas është 4-4-2, me top ndryshojnë gjërat. Nuk luajmë kurrë me 4 në mbrojtje, kur kemi topin, është pak e vështirë për ta kuptuar”.
DISA LOJTARË KANË NEVOJË PËR PUSHIM: “Lojtarët që luajtën më pak minutandaj Sheriff kanë shanse të luajnë nesër. Nuk e shoh të lodhur Casemiron, po luan mirë dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Nëse e lë pushim, e bërj që të shmang ndonjë dëmtim, si në rastin e Modric”.
MESFUSHA: “Casemiro-Kroos-Modric është mesfushë e shkëlqyer, më duket më e mira. Dje bëmë një foto me Kroos dhe Casemiro dhe u thashë që me këtë mesfushë do isha super edhe unë, unë do bëja lojën dhe ata do vraponin”.