Real Madrid do të kthehet të luajë në Bernabeu në fund të tetorit dhe deri atëherë do të përfitojë për të punuar me ritëm të lartë në kryeveprën e vet, stadiumin e ri që do të jetë ndër më modernët në planet.
Pas kalendarit të ngjeshur në shtator, tashmë reali nuk do të zbresë në fushë në Bernabeu për thuajse një muaj, ndaj punimet në Bernabeu kanë rinisur fuqimisht dhe brenda pak javësh do të ndodhin ndryshime të mëdha.
Një ndër pikat më të forta dhe të pritura me shumë interes është tabela e rezultatit, e cila do të jetë 360 gradë dhe do të vihet në punë kur të përfundojë totalisht puna në stadium. Do të jetë një ndër detajet që do ta bëjnë Bernabeun e ri një stadium me përmasa galaktike.
Javier Caireta, personazh i njohur në Youtube, ka publikuar edhe një maket 3D në lidhje me tabelën e re të rezultatit, siç shihet në video.