Në kampionatin spanjoll ekziston kufiri i pagave, që do të thotë se ekziston një rregull që vendos një kufi për sasinë e parave që një skuadër mund të shpenzojë për pagat e lojtarëve.
COPE ka publikuar kufirin e pagave për sezonin 2021-2022 dhe shifrat janë impresionuese, me Real Madrid e Barcelona që janë në skaje të kundërta.
Reali kishte një limit pagash prej 473 milionë eurosh sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon ka shkuar në 739 milionë euro, çka do të thotë që bilanci është përmirësuar edhe më shumë dhe klubi madrilen mund të afrojë pa problem emra si Mbappe e Haaland.
E kundërta vlen për Barcelonën, sepse tashmë kufiri i pagave i ka zbritur në 97,9 milionë euro, nga 347 milionë që ishte sezonin e shkuar. Mjaftojnë këto shifra për të kuptuar krizën e thellë të Barcelonës, që u detyrua në verë të linte të lirë Leo Messin.
Edhe Valencia është situatë të vështirë, sepse ka një kufi pagash prej vetëm 30.9 milionë eurosh, më i ulëti në LaLiga këtë sezon.
🚨 Noticia @partidazocope
💥 Informa @isaacfouto
💰 Límites salariales de la temporada 2021/2022 que @LaLiga hará públicos mañana
📉 El @FCBarcelona pasa del 2º al 7º (97M€)
🔝 El @RealMadrid se dispara a los 739M€
🔚 El @ValenciaCF, último (30M€)
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/Qm04Ibrg8v
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) September 28, 2021