PSG po bën të pamundurën për të mbajtur Kylin Mbappe në Paris dhe natyrisht plani është që sulmuesi të tundohet nga oferta financiare, edhe pse deri tani e ka bërë të qartë që nuk pranon të rinovojë.
Prej 1 janar 2021 Mbappe mund të nisë bisedimet me çdo klub që e dëshiron dhe Mbappe duket se ka zgjedhur Realin si klubin e tij të ardhshëm.
Ndërkohë, El País në Spanjë ka publikuar sot një lajm të bujshëm, sepse Leonardo dhe Al-Khelaïfi kanë takuar yllin e Francës dhe i kanë bërë një ofertë të re: 50 milionë euro në sezon dhe një bonus në momentin e firmës, prej 100 milionë eurosh, shifër që duhet të paguhet në dy këste, duke nisur nga vera 2023, kur të mbarojë kontrata e Leo Messit.
Megjithatë, Mbappe nuk ka pranuar dhe qartësisht dëshiron të largohet nga Franca, për të luajtur në një kampionat më të fortë dhe me një klub me emër të madh si Reali.