UEFA ka pushuar procedimin disiplinor ndaj Real Madrid, Juventus dhe Barcelona, që para pak muajsh tronditën futbollin duke shpallur projektin e Super League dhe shkëputjes nga UEFA, edhe pse presidenti Ceferin ka paralajmëruar se lufta me klubet rebele nuk ka përfunduar me kaq.
Megjithatë, kjo është një fitore e madhe për Realin dhe klubet e tjerë, ndaj Florentino Perez është i bindur se Superliga Europiane do të mbërrijë shumë shpejt në botën e futbollit dhe vijon me planin e tij.
Bosi i Real Madrd, njëkohësisht president i Super League të formuar nga 12 klube, nga të cilat vetëm 3 mbetën të bashkuar kundër UEFA-s, është i bindur se projekti ambicioz do të bëhet realitet brenda 2-4 vitesh.
Perez besoj se në të ardhmen kompeticionet e UEFA-s ose FIFA-s do të zhduken dhe do të jenë vetë klubet që do të organizojnë turne madhore. Kjo do të prodhonte shifra të jashtëzakonshme në dispozicion të klubeve dhe Perez që tani kërkon të grumbullojë lojtarët më të mirë në botë, për të qenë gati për turneun që ka në mendje.
Kylian Mbappe është shumë pranë Realit dhe që në janar mund të zyrtarizohet marrëveshja për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që do të tentohet edhe Erling Haaland, pasi vetë ylli i Dortmundit tundohet nga ideja e të luajturit në Madrid.
Shpenzim i madh, por që Florentino Perez është i gatshëm ta bëjë, duke parashikuar fitime kolosale nga Superliga. Pas 2 yjeve të sulmit, do të synohen emra të tjerë të mëdhenj në mesfushë e mbrojtje, me Paul Pogba që gjithashtu joshet nga ideja e transferimit në Madrid.